Marredhenie

Ca gjëra që shoqëria i quan normale, por në fakt janë shumë të sikletshme

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2022

Ca gjëra që shoqëria i quan normale, por në fakt janë

1.

"Baballarët që vazhdojnë të jenë të shqetësuar kur bëhet fjalë për virgjërinë e vajzave të tyre."

2.

"Mënyra sesi paparacët trajtojnë të famshmit më duket e frikshme."

3. 

"Kanalet familjare të YouTube-it. Prindër që publikojnë gjithë jetën e fëmijëve në YouTube, më duket fenomen i frikshëm. Edhe ata që përfshihen familjarisht në TikTok. Pra prindërit që përpiqen t'i bëjnë fëmijët e famshëm në çdo lloj mënyre më duket e çuditshme dhe e gabuar."

4.

"Kur njerëzit postojnë në rrjete sociale fëmijën e dikujt tjetër."

5. 

"Të prekësh barkun e rrumbullakosur të një gruaje shtatzënë. Dyfish e sikletshme nëse i huaji kërkon të "ndjejë bebushin kur godet barkun". Më keq akoma nëse s'marrin leje para."

6.

"Të kesh akses tek vendodhja e çdo shoku/shoqeje në çdo kohë."

7.

"Njerëzit që janë mjaftueshëm të pasur sa për të dalë edhe mbi ligjin."

8.

"Të shohësh televizor për orë të tëra. Eshtë e frikshme të lejosh të të marrin kaq shumë energji."

9.

"Sa herë që shoh fjalën "daddy" (babush) në një kontekst seksual tmerrohem. E kuptoj idenë, por më shqetëson."

10.

"Të detyrosh fëmijët të puthen dhe përqafohen me kushërinj që as i njohin fare."

11. 

"Kur çiftet fillojnë flasin sesa shumë njëri prej tyre e ka ndjekur tjetrin derisa arritën tek "Po-ja" përfundimtare."

12.

"Puthjet në buzë mes familjarëve. Ndoshta është normale për disa, por mua më duket shumë e çuditshme."

Burimi: BuzzFeed