Marredhenie

Disa këshilla si të menaxhosh xhelozinë

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2022

Disa këshilla si të menaxhosh xhelozinë
Xhelozia është një prej ndjesive më negative, e cila të prek jo vetëm ty, por edhe ata që të rrëthojnë. Spektri i saj është i gjerë, pasi nuk ndihet vetëm në marrëdhënie romantike, por edhe familjare, apo miqësore, ndaj përmes këtij artkulli të sjellim disa këshilla që të ndihmojnë me menaxhimin e xhelozisë.

1. Identifiko pasiguritë e tua
Të gjithë njerëzit kanë pasiguri, ndaj është shumë e rëndësishme që t’i identifikojmë shkaqet dhe ndjesitë që marrim. Për këtë, të ndihmon shumë meditimi, psikologu, apo edhe një ditar, në të cilin mund të shkruash të gjitha situatat që të bëjnë të kesh xhelozi.

2. Tregohu gjithmonë i/ e hapur
E kuptojmë, nuk është e lehtë ta pranosh xhelozinë, ama nëse po ndikon në marrëdhëniet e tua, duhet të tregohesh patjetër i/ e hapur me personin që ke përballë, qoftë partner/ e, mik/ e, apo familjar/ e.

3. Mos e gjyko veten
Pavarësisht kuptimit negativ që ka, xhelozia është një ndjenë që përftohet nga një mendim i caktuar. Si çdo ndjesi tjetër, edhe xhelozia është prezente dhe është mëse normale ta përjetosh. Mos u trego i/ e ashpër me veten.

4. Beso në vetëkontroll
Mos e anashkalo kurrë superfuqinë e një seance meditimi, frymëmarrjeve të thella, apo afirmimeve pozitive.

Artikuj të sugjeruar: