Flokët

Vitaminat që të duhen për të pasur flokë super të shëndetshëm

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2022

Vitaminat që të duhen për të pasur flokë super të
Përkujdesja ndaj flokëve është një sfidë e vërtetë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me gjenetikën, apo dietën ushqimore. Sot, në këtë artikull do të të tregojmë të gjitha vitaminat që ndikojnë në rritjen e flokëve më të shëndetshëm.

Vitamina B – Ndihmon në rritjen e flokëve dhe në rigjenerimin e qelizave që mundësojnë këtë proces. Ushqimet që përbajnë vitaminën B janë: ushqimet e detit, mishi dhe perimet jeshile.

Vitamina D – Kjo vitaminë ndihmon imunitetin në përgjithësi, por edhe rritjen e shëndetshme të flokëve. Për të marrë këtë vitaminë, të duhet *dielli*. Pra, vendos SPF dhe ekspozohu!

Acidet Omega 3 - Këto acide yndyrore janë një resurs shumë i mirë, i pasur me proteina, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e rrënjës së flokëve. Ushqimet që përbajnë Omega 3: salmoni, tuna, sardelet, farat chia dhe arrat.

Zinku - Kjo vitaminë ndihmon në rënien e flokëve dhe minimizimin e zbokthit.

Hekuri – Është i lidhur ngushtë me rënien e flokëve, ciklin e periodave dhe sëmundje të tjera të shëndetit. Për të marrë masën e duhur të hekurit, duhet të konsultohesh me mjekun/ en tënde.

B-12 – Nëse vë re se po të dobësohen flokët, menjëherë ndiq një dietë të pasur me mish dhe proteina.

Vitamina E – E gjendur në farat e lulediellit, avokado dhe spinaq, vitamina E do të sjellë ndryshimin e duhur për flokët e tua.

Biotin – Ekziston një mundësi shumë e madhe që mos ta kesh provuar më parë këtë suplement, i cili njihet masivisht për ndikimin pozitiv që ka te flokët, lëkura dhe thonjtë.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Women's Health