Kate Moss është padyshim një nga modelet më me ndikim, më të kërkuara në gjithë botën - dhe madje edhe sot, statusi i saj mbetet i palëkundur.
Është mjaft interesante që ajo ka qenë në titujt e fundit të lajmeve përmes dëshmisë së saj me video-call, në mbrojtje të ish-të dashurit Johnny Depp në fillim të kësaj jave, në gjyqin e këtij të fundit.
Në botën gjithnjë në ndryshim të "BeautyTok", po përhapet me shpejtësi një trend i ri i grimit dhe konturit që premton një fytyrë më të definuar, të ngjashme me Moss.
Gjithçka që ju nevojitet për të konturuar mollëzat tuaja është një produkt i vetëm grimi dhe majat e gishtave. Merrni një bronzer dhe me majat e gishtave konturoni pjesën e poshtme të nofullës, pak sipër zonës pranë buzëve. Përhapni bronzerin për një pamje më natyrale dhe voila!
Për një ide më të qartë, shihni videon këtu.
Burimi: Bustle