Make-Up

Ky trend të ndihmon të bësh makeup-in perfekt në foton e pasaportës/ kartës së identitetit

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2022

Ky trend të ndihmon të bësh makeup-in perfekt në foton e

Kur bëhet fjalë për trendet e bukurisë, të gjithë e dinë se mund të drejtohen në TikTok. Edhe këtë herë, rrjeti social nuk zhgënjen, përkundrazi tejkalon pritshmëritë. Njerëzit po ndajnë disa trike dhe këshilla se si të bësh makeup-in perfekt për foton e pasaportës apo kartës së identitetit (ID).

Siç mund edhe ta mendoni, fotoja e pasaportës apo ID është shumë e rëndësishme, pasi mundësia e dytë vjen pas një dekade. Për këtë, na hyn në ndihmë Georgia Barrat, e cila ndan me të gjithë mënyrën si të bëni makeup-in e përsosur për këtë foto.

@georgia.barratt Reply to @petassnym yes I’ve got as it was on repeat the whole way through #xyzbca #beauty #makeup ? original sound - georgia barratt

Sipas Georgia, i gjithë sekreti është te simetria e fytyrës dhe procesi i krijimit të idesë sikur fytyra është e tërhequr. Kjo nënkupton: krehjen e vetullave, shumë kontur në faqe, mjekër dhe zonën e nofullës. Sigurisht, mos harroni concelar-in poshtë zonës së syve. Jepini prekjen e fundit me një penel dhe një buzëkuq me ton nude shkëlqyes.

Ja si duket:

Artikuj të sugjeruar: