Mera, roli i Amber Heard në “Aquaman 2” ka qenë prej kohësh i lëkundur dhe interneti, sigurisht ka sugjerimet e veta.
Emilia Clarke, Blake Lively kanë qenë disa emra të lakuar, por listës i shtohet edhe avokatja e Depp, Camila Vasquez. Të gjithë janë çmendur pas avokates, e cila në mënyrë mjaft elokuente e ka vënë Heard me shpatulla për muri, pasi gjatë seancave gjyqësore ka ekspozuar disa nga gënjeshtrat e aktores.
Kudo nëpër TikTok, creators të ndryshëm shfaqin admirimin ndaj avokates, duke e cilësuar si të aftë, të zgjuar dhe seksi. Kjo, ka sjellë edhe një valë të re, e cila përfshin sugjerimin për të marrë rolin e Mera-s.
@camillevasquez she's been preparing to give the best performance of her life #camillevasquez #johnnydepp #amberheard #trial #fyp #johnnydeppisinnocent ? mad woman - the long pond studio sessions - Taylor Swift
Deri tani, peticioni për ta hequr Amber Heard nga “Aquaman 2” ka arritur një shifër prej 4,4 milionë firmash dhe kjo, si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Heard për dhunë, akuza të cilat i kushtuan Johnny Depp rolin e tij legjendar si Jack Sparrow, si dhe shumë role të tjera.
Rikujtojmë se Depp hodhi në gjyq Amber Heard për shpifje, kur ajo e akuzoi në “The Washington Post” si dhunues.
Mos i humb:
- Fotot e Amber Heard me shenja në trup janë modifikuar, thotë eksperti
- Skenat e Amber Heard në ‘Aquaman 2’ u shkurtuan në mënyrë drastike, por s’ka lidhje Johnny Depp
- Johnny Depp dhe Camille Vasquez: Pse atmosfera e ‘flirtit’ mund të jetë e qëllimshme
- Në gjyqin Amber-Johnny, të gjithë vëmendjen po e merr avokatja e aktorit