
I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari dha një intervistë për GQ, në të cilën foli për unazën e fejesës që mori për Britney-n, si dhe për abortin e saj të fundit, të cilin çifti e njoftoi në maj pasi zbuloi shtatzëninë në prill.
Në fillim, Asghari hezitoi të diskutonte për abortin, por u hap pasi tregoi se sa shumë dëshironte të bëhej baba.
"Ne jemi pozitivë për gjithë këtë," tha ai, duke iu referuar humbjes. “Është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Dhe një gjë e bukur që dëgjova ishte se 'kur fëmija të jetë gati, do të vijë'… është një proces i zakonshëm dhe trupi i femrës është kaq i mahnitshëm, dhe thjesht trupi i njeriut në përgjithësi është aq i bukur saqë shërohet vetë.”
Ai shtoi, "Kur foshnja të jetë gati, do të jetë koha e duhur."
Më herët në intervistë, Sam Asghari ka folur për propozimin e Britney-t, dhe më konkretisht për procesin e përzgjedhjes së unazës së saj të fejesës.
"E dija se me shijen e saj, ajo nuk do të dëshironte diçka super të madhe dhe super të famshme," tha Asgahri. "Të famshmit marrin ato unazat miliona dollarëshe. Dhe zakonisht, është falas sepse është për promovim, por unë dua që ajo të përfaqësojë diçka."
View this post on Instagram
Burimi: Glamour