Celebrity

Fansat thonë se Disney duhet t'i kërkojë falje Johnny Depp

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2022

Fansat thonë se Disney duhet t'i kërkojë falje Johnny Depp

Pas gjyqit më viral, atij të Johnny Depp dhe Amber Heard, në të cilin triumfoi ylli i "Pirates of the Caribbean", fansat kërkojnë që drejtësia të vihet deri në fund.

Të mërkurën, pas një gjykimi që zgjati rreth 12 orë, u vendos që Johnny Depp është i pafajshëm dhe si i tillë, do të dëmshpërblehet me 15 milionë dollarë.

Gjatë seancave të gjyqit të famshëm, Johnny ka folur edhe për rolin e tij ikonik në "Pirates of the Caribbean", kontributin e tij në regji, dialog, skena, batuta dhe sigurisht marrëdhënien afatgjatë me Disney, të cilët "i rrëmbyen" rolin, pa u zhvilluar ende gjyqi. Ai shtoi se nuk do të luajë më kurrë rolin e Jack Sparroë, edhe nëse Disney i ofron 300 milionë dollar dhe 1 milion alpakas. Gjithsesi, edhe pas kësaj deklarate të prerë, fansat (dhe ne) janë të bindur për një rikthim të Johnny-t në rolin e tij legjendar.

Pas shpalljes së vendimit, fansat mendojnë se Disney DUHET t'i kërkojë ndjesë publike Johnny-t, si dhe t'i trefishojë pagesën për rolin e ardhshëm në "Pirates of the Caribbean".

Kudo në Twitter po shpërndahet kjo kërkesë dhe shpresojmë që të ndodhë sa më shpejt.

Artikuj të sugjeruar: