Celebrity

Firmat ligjore në garë për të marrë në ekipin e tyre Camille Vasquez, avokaten e Johnny Depp

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2022

Firmat ligjore në garë për të marrë në ekipin e
Pas gjyqit Depp-Heard, ku triumfoi Johnny Depp, falë mbrojtjes ligjore shumë të përgatitur, në të cilën shkëlqeu performanca, inteligjenca dhe vigjilenca e Camille Vasquez, shumë firma ligjore janë vendosur në garë për ta pasur avokaten pjesë të ekipit të tyre.

Mes shumë avokatëve që u morën me çështjen Depp-Heard, Camille ra menjëherë në sy dhe u bë shumë shpejt virale dhe për rrjedhojë, kërkesat për të janë shumëfishuar.

Aktualisht, ajo punon si avokate, por sipas avokates Judd Burstein, nuk do të vonojë aspak rritja e saj në karrierë si partnere e firmës ligjore.

Sigurisht, edhe firma ligjore ku vijon të kontribuojë me talentin e saj Camille, shprehet shumë e lumtur që kjo e fundit bën pjesë në ekipin e tyre ligjor, duke e cilësuar si “një zë të fuqishëm për çështjet ligjore”.

Pas popullaritetit të jashtëzakonshëm që avokatja fitoi online, Brown Rudnick, partneri kryesor i firmës, u shpreh i emocionuar që të tjerët po shohin atë që prej shumë vitesh, të gjithë kolegët e kanë parë, faktin që Camille Vasquez ëshë një yll!

Tashmë, Camille si një vajzë e zgjuar do të zgjedhë ofertën më të mirë.

Artikuj të sugjeruar: