Planeti

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit do të pësojnë ndryshime në madhësinë trupore

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2022

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit do të

Njerëzit nuk janë dhe aq të aftë që të përballen me rritjen e temperaturave globale, ka thënë një ekspert i fosileve.

Prof. Steve Brusatte, një paleontolog në Universitetin e Edinburgut, sugjeroi se mënyra në të cilën gjitarët e tjerë i janë përgjigjur më parë periudhave të ndryshimeve klimatike mund të ofrojë një pasqyrë për të ardhmen e njerëzve, raporton Guardian.

Kriza klimatike mund të bëjë që racën njerëzore të zvogëlohet në madhësi. Ai e krahasoi gjendjen e mundshme të njerëzve si të ngjashme me atë të kuajve të hershëm, të cilët u bënë më të vegjël në përmasa trupore teksa temperaturat u rritën rreth 55 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit do të
Foto: Murdo MacLeod/The Guardian

Brusatte vëren se kafshët në pjesët më të ngrohta të botës sot janë shpesh më të vogla se ato në zonat më të ftohta, një parim ekologjik i njohur si rregulli i Bergmannit. "Arsyet nuk kuptohen plotësisht, por ndoshta është pjesërisht, sepse kafshët më të vogla kanë një sipërfaqe më të madhe në krahasim me vëllimin e tyre sesa kafshët më të mëdha dhe kështu mund ta heqin më mirë nxehtësinë e tepërt," shkruan ai.

Brusatte argumentoi se speciet e tjera njerëzore janë tkurrur kur burimet ishin të pakta - duke treguar për të ashtuquajturit njerëz hobbit, Homo floresiensis, që banonin dikur në ishullin Flores në Indonezi (ishin vetëm rreth 1 metër të gjatë).

Në një studim të fundit, studiuesit që analizojnë mbetjet njerëzore gjatë miliona viteve kanë sugjeruar gjithashtu se temperatura është një parashikues kryesor i ndryshimit të madhësisë së trupit.