Celebrity Style

Hailey Bieber 'vodhi' pantallonat e gjera të Justin Bieber për t'i veshur me një bluzë të shkurtër

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2022

Hailey Bieber 'vodhi' pantallonat e gjera të Justin Bieber
Photo Credits: Theo Wargo

Më 4 qershor, Hailey dhe Justin Bieber u fotografuan në Cipriani në New York City pas koncertit të tij në Barclays Center. Modelja kishte veshur një bluzë të shkurtër të bardhë, pantallona të gjera ngjyrë ulliri me shtat të ulët, një çantë jeshile të lehtë dhe atlete.

Në Instagram, Bieber shkroi me shaka se “i ka vjedhur bashkëshortit pantallonat”.

Hailey Bieber 'vodhi' pantallonat e gjera të Justin Bieber
Photo Credits: Gotham

Dhe ndonëse nuk e ka në kuptimin e parë të fjalës, ideja qëndron. Pantallonat e gjera, ushtarake ose të paktën më “djaloshare”, duket se vazhdojnë të jenë trend edhe këtë sezon.

Kombinimi idelal? Me një crop top, ashtu si Hailey.

Burimi: Glamour