Celebrity

Amber Heard i përgjigjet mesazhit të Johnny Depp në TikTok

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2022

Amber Heard i përgjigjet mesazhit të Johnny Depp në TikTok

Amber Heard iu përgjigj mesazhit të Johnny Depp në TikTok, në të cilin ai u ndal te rëndësia e të ecurit përpara pas përfundimit të gjyqit.

“Ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, të drejtat e grave po ecin prapa”, tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë (përmes People). “Mesazhi i vendimit për viktimat e dhunës në familje është…kini frikë të ngriheni dhe të flisni.”

Javën e kaluar, pas vendimit të gjykatës në favor të Johnny Depp, Amber Heard tha ndër të tjera se është e zhgënjyer nga mesazhi që vendimi përcjell për të drejtat e grave.

postimin e tij të parë në TikTok, Depp falënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi dëshirën e tij për ta lënë pas gjyqin.

Artikuj të rekomanduar: