Flamujt jeshilë (green flags) janë sinjale pozitive që tregojnë se një person është “me këmbë në tokë”, i përgjegjshëm dhe i duhuri për ty.
Me pak fjalë, ti po njihesh me dikë të ri/ re, ndien shkëndijat e para dhe energjinë e duhur pozitive që të përcjell ky person? Super, këto janë disa shenja të mira. Por do ta dish cilët janë vërtet “flamujt jeshilë” që të bëjnë t’i japësh në shans për një lidhje të mirëfilltë personit që po njeh? Nëse po, lexoji më poshtë. Nëse jo, mos bëj kot se e dimë që do t’i dish.
1. Ndiheni të tërhequr nga njëri-tjetri
Kimia fizike është një sinjal shumë i rëndësishëm, pasi tregon lindjen dhe avancimin e një lidhjeje të bukur dhe të shëndetshme.
2. Ndihesh i/ e respektuar
Fakti që ti ndihesh i/ e vlerësuar dhe i/ e respektuar, pavarësisht nëse keni një debat të vogël, është super sinjal pozitiv. Të gëzosh respektin e partnerit/ es është tejet e rëndësishme, pasi tregon se ai/ ajo është mjaftueshëm i/ e rritur sa ta kuptojë se çfarë i duhet një lidhjeje.
3. Ndan vlera të përbashkëta me të
Interesat, pasionet dhe parimet e përbashkëta të bëjnë edhe me të lidhur me të, por veçanërisht vlerat, të cilat tregojnë se në këtë pikë të jetës, po kërkoni dhe vlerësoni të njëjtën gjë.
4. Merr dhe jep mbështetje
Është esenciale të marrësh dhe të japësh mbështetjen e duhur. Kështu, si ti dhe ai/ ajo dini cilin person të telefononi/ keni pranë në një moment të vështirë.
5. Je në paqe
Ji vigjilent/ e për mënyrën si trupi reagon kur je me të. Nëse ndien shenjat e ankthit, pyet veten pse. Pastaj, nëse ndihesh në paqe absolute, besojmë se e di përgjigjen.
Artikuj të sugjeruar: