Celebrity

Avokati i Johnny Depp tregon për reagimin e tij kur Amber Heard përmendi Kate Moss

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2022

Avokati i Johnny Depp tregon për reagimin e tij kur Amber Heard
Gjyqi Depp-Heard, ndonëse ka mbaruar dhe sipas vendimit të jurisë, ka fituar Johnny Depp, sërish vijon të marrë të gjithë vëmendjen e mundshme. Këtë radhë, ka qenë Ben Chew, avokati i Johnny Depp i cili ka sqaruar njëherë e mirë reagimin e tij pak *të çuditshëm* kur Amber Heard përmendi në një prej seancave gjyqësore supermodelen ikonike, Kate Moss. Ben pati një reagim të shpejtë dhe të paparashikuar pasi sipas tij, e dinte se Amber Heard po mashtronte. “E dija që nuk ishte e vërtetë” tha Ben.

Heard tha se Johnny Depp kishte hedhur nga shkallët Moss, pas një zënke.

Më vonë, Kate Moss, me një pamje super klas, dëshmoi virtualisht në gjyq dhe tha se Johnny jo vetëm që nuk e kishte shtyrë nga shkallët, por ishte ai që i dha ndihmën e parë. “Po dilnim nga dhoma e hotelit dhe Johnny doli para meje. Jashtë ishte një stuhi shiu dhe unë, ndërkohë që po dilja, rrëshqita nga shkallët dhe vrava shpinën. Bërtita sepse nuk e dija ç’po ndodhte dhe po ndieja dhimbje. Johnny erdhi me vrap, më mori në krahë, më dërgoi në dhomë dhe kërkoi ndihmë”, tregoi Moss, duke përgënjeshtuar Heard.

Artikuj të sugjeruar: