Telefoni është personal dhe ne të gjithë biem dakord që të respektojmë privatësinë e tjetrit, por ndonjëherë, me ose pa dashje, sytë na shohin gjëra që do të donim të mos i kishim parë...kurrë. 13 ndjekës na treguan në Instagram për gjërat më të sikletshme që kanë parë në telefonin e dikujt tjetër.
1. Unë jam stjuardesë dhe po kaloja. Pashë dikë që po shihte në telefon fotot e shtëpisë së barit dhe nuk ishin foto interneti.
2. Gabimisht kishte lënë video porno treshe në telefon të hapur.
3. Shoqja më dha telefonin që të shihja tezat e provimit. Kishte harruar fotot nudo me të dashurin.
4. Kushëriri i burrit është i moshuar, 74 vjeç. I pamë një foto duke u puthur me një burrë.
5. Në një darkë pune, vajza që kisha përballë i dërgoi foto nudo personit që kisha ngjitur.
6. Pashë një foto nudo të zyshës kur po na tregonte disa foto në telefon.
7. Një foto vibratori.
8. Sexting (mesazhe me natyrë seksuale). Sapo i mora telefonin, i dërgoi mesazh i dashuri.
9. Një shokut tonë i hapëm telefonin dhe në galeri kishte vetëm foto të penisit të tij.
10. Po ndërtonim shtëpinë dhe një nga punëtorët kishte telefon si të babit tim. Ia hapa padashje dhe kishte ardhur një SMS ku shkruhej, “Zemër, eja sonte se më ikën burri.” U ndjeva shumë keq.
11. I lashë telefonin për disa ditë kushërirës dhe kur ma ktheu, kishte harruar të fshinte një video intime.
12. Pashë fotot e një çifti të moshuar që kishin bërë foto me të brendshme pasi kishin blerë një smartphone.
13. Fotot e mia, të marra screenshot nga Instagrami, te telefoni i kunatës.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.
Artikuj të rekomanduar:
- Telepati? Fantazma? Rastësi? Disa shqiptarë tregojnë histori të çuditshme, por të vërteta
- Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që bëjnë klientët
- 12 çuna shqiptarë tregojnë për gjestet e vogla që bëjnë gocat dhe ata i adhurojnë
- Nuk do t’i besoni dot këto 25 arsye *të çuditshme* pse disa shqiptarë i dhanë fund shoqërisë me dikë
- ‘Komplimenti më i bukur që të kanë bërë?’ Ja si u përgjigjën ndjekësit tanë
- Njerëzit listojnë 75+ fjalë që tingëllojnë kaq bukur në shqip