Metropolitan

Martohen Britney Spears dhe Sam Asghari: Detajet e dasmës

Martohen Britney Spears dhe Sam Asghari: Detajet e dasmës

Pavarësisht ish-bashkëshortit që u përpoq të përfitonte nga situata për vëmendje duke tentuar të prishte dasmën, Britney Spears dhe Sam Asghari thanë “Po, pranoj!”.

Burime të shumta konfirmuan për People se ata u martuan të enjten mbrëma në Los Angeles.

Sipas burimeve, Britney veshi një fustan nga Versace dhe eci në altar me në sfond këngën "Can't Help Falling in Love" të Elvis Presley.

"Unë jam shumë i entuziazmuar që ka ardhur kjo ditë dhe ata janë martuar. E di që ai e dëshironte prej kaq shumë kohësh. Ai është kaq i kujdesshëm dhe mbështetës në çdo hap të rrugëtimit," tha menaxheri i Asghari, Brandon Cohen, për People pas ceremonisë.

Para festimeve, një burim i brendshëm zbuloi se Spears, 40 vjeç, e kishte planifikuar ditën e saj të dasmës për gati nëntë muaj. “Britney filloi të planifikonte dhe ëndërronte për martesën menjëherë pasi u fejua në nëntor," tha burimi për People. "Është një arritje e madhe për të që më në fund është në gjendje të martohet. Ajo dëshiron që dasma të jetë e përsosur."

Djemtë e saj, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nuk ishin të pranishëm në dasmë, por janë "të lumtur" për nënën e tyre, tha një avokat i Kevin Federline.

Thuhet se vetëm vëllai i Britney-t, Bryan, ishte i pranishëm, ndërsa nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, jo.

Artikuj të rekomanduar:

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Britney Spears and Sam Asghari get married: Wedding details

Martohen Britney Spears dhe Sam Asghari: Detajet e dasmës

Despite the ex-husband trying to take advantage of the situation for attention by trying to break up the wedding , Britney Spears and Sam Asghari said "Yes, I accept!".

Numerous sources confirmed to People that they got married Thursday night in Los Angeles.

According to sources, Britney wore a dress by Versace and walked to the altar with the background song "Can't Help Falling in Love" by Elvis Presley.

"I'm very excited that this day has come and they've been married. I know he've wanted her for so long. He 's so caring and supportive at every step of the way," Asghari manager Brandon Cohen told People after the ceremony.

Ahead of the celebrations, an inside source revealed that Spears, 40, had been planning her wedding day for nearly nine months. "Britney started planning and dreaming of marriage right after she got engaged in November," the source told People. "It's a great achievement for her to finally be able to get married. "She wants the wedding to be perfect."

Her sons, Sean Preston, 16, and Jayden James, 15, were not present at the wedding but are "happy" for their mother, said a lawyer for Kevin Federline.

Only Britney's brother, Bryan, was reportedly present, while her mother, father and sister, Jamie Lynn, were not.

Recommended articles: