E pamë duke vuajtur, tani po e shohim duke shkëlqyer. Johnny Depp e ka rimarrë në dorë jetën e tij dhe duket se pas një heshtjeje realitivisht të gjatë, po surprizon fansat me një album të ri muzikor, në bashkëpunim me kitaristin Jeff Beck.
Albumi do të titullohet “18” dhe sjell single-n “This Is a Song for Miss Hedy Lamarr". Pjesa tjetër janë covers nga artistët.
Depp dhe Beck njihen që prej vitit 2016 dhe kanë disa bashkëpunime shumë të pëlqyera nga fansat. Johnny e ka shprehur shumë shpesh vlerësimin e tij dhe e quan “vëlla” Jeff. “Është një nder i jashtëzakonshëm të luaj muzikë dhe të shkruaj këngë me Jeff, një ndër personat më fantastikë, të cilin me shumë krenari e quaj vëlla”, - është shprehur ylli i “Pirates of the Caribbean”.
Johnny bëri me dije lajmin, si një dhuratë për ditëlindjen e tij të 59-të. Dhurata ishte për fansat, por edhe një simbolikë e bukur e ringritjes së tij pas procesit të gjatë për të pastruar emrin dhe karrierën nga akuzat e ish-gruas së tij, Amber Heard. Pas shumë seancave dhe një gjyqi publik, i cili përfshiu jo vetëm pjesëmarrjen dhe mendimet e personazheve të famshëm, por edhe të gjithë internetin, sipas vendimit të gjykatës, Depp fitoi.
Artikuj të sugjeruar: