Celebrity

Britney, e tronditur pas tentativës së ish-bashkëshortit për t’i prishur dasmën

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2022

Britney, e tronditur pas tentativës së ish-bashkëshortit për

Si ndihet Britney Spears pasi ish-bashkëshorti i saj, krejt papritur u paraqit në dasmën e saj, i hyri në shtëpi (ku do të mbahej ceremonia) dhe tentoi t’i prishte ditën më të lumtur? E shokuar dhe e tronditur!

Sipas një burimi, dita e dasmës ishte e ngarkuar emocionalisht për Britney-n, e cila e pranoi se ishte e tronditur pas incidentit të ndodhur, gjithsesi, nuk i mungoi aspak mbështetja e Sam, partnerit të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

“Britney dhe Sam kaluan pjesën më të madhe të ditës larg njëri-tjetrit, por kur Sam dëgjoi për Jason (ish-bashkëshortin e këngëtares), menjëherë shkoi t’i gjendej pranë gruas së tij”, u shpreh një burim.

Britney, e tronditur pas tentativës së ish-bashkëshortit për
CHRIS FARINA/ GETTY IMAGES

Ç’ndodhi me Jason? Pasi doli live në Instagram (askush nuk e di pse), bërtiti me të madhe duke thënë se Britney ka qenë gruaja e tij e vetme dhe frikësoi të ftuarit, u arrestua menjëherë dhe ceremonia u zhvillua pa probleme.

Artikuj të sugjeruar: