Celebrity

Gjysma e fytyrës e paralizuar: Justin Bieber zbulon sindromën nga e cila vuan

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2022

Gjysma e fytyrës e paralizuar: Justin Bieber zbulon sindromën nga e

Justin Bieber u detyrua të anulojë koncertet e tij për shkak të problemeve serioze me shëndetin. Në një video të fundit, të publikuar nga vetë këngëtari, ai tha se gjysma e fytyrës së tij është e paralizuar pasi është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt.

"Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime... Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime,"- tha ai, teksa dukej qartazi që gjysma e fytyrës ishte e paralizuar.

Sindroma Ramsay Hunt (RHS) është një çrregullim i rrallë neurologjik i karakterizuar nga paraliza e nervit të fytyrës (paraliza e fytyrës) dhe një skuqje që prek veshin ose gojën. Anomalitë e veshit si zhurma në vesh (tinitus) dhe humbja e dëgjimit mund të jenë gjithashtu të pranishme.

Në fillim të kësaj jave, 28-vjeçari njoftoi se tre shfaqje do të shtyheshin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Justin, kërkoi nga fansat durim, duke kërkuar ndjesë sepse e ka fizikisht të pamundur të performojë. 

"Siç mund ta shihni, kjo është goxha serioze. S'do të doja të ishte kjo arsyeja, por trupi po më thotë që duhet ta marrë më shtruar. Uroj të më kuptoni. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t'u shlodhur dhe për t'u kthyer me më shumë energji tek gjëja që kam lindur për të bërë."

Bieber shtoi se për momentin është duke bërë ushtrime faciale që fytyra t'i kthehet normalitetit, por nuk di sa do të zgjasë periudha e rikuperimit.

Gjysma e fytyrës e paralizuar: Justin Bieber zbulon sindromën nga e

Për shumicën e njerëzve, simptomat e sindromës Ramsay Hunt janë të përkohshme, por mund të bëhen të përhershme.

Sipas mjekëve, pamundësia e pacientëve për të mbyllur një qepallë gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në sy dhe shikim të paqartë. Kjo sindromë është përgjithësisht më e zakonshme tek njerëzit mbi 60 vjeç.

Burimi: BBC