TV Mania

Dafina flet për lidhjen me DJ Geek dhe planet për fëmijë

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2022

Dafina flet për lidhjen me DJ Geek dhe planet për fëmijë

Në një intervistë të rrallë, Dafina Zeqiri foli për marrëdhënien e saj me DJ Geek dhe planet për t’u bërë prindër. Në “Why Not” me Roza Latin, Dafina tregoi se pse ka vendosur ta bëjë publike lidhjen e dashurisë.

Këngëtarja u shpreh se nuk ka qejf “ta shprehë dashurinë në kafaz” dhe kurdo që dalin, përpiqen të jenë vetvetja, kalojnë mirë dhe nuk i vendosin limite njëri-tjetrit.

Në lidhje me vendimin për t’u bërë prindër, Dafi shtoi se as familja e saj dhe as familja e DJ Geek nuk i kanë bërë presion, por kanë respektuar privatësinë e tyre. Megjithatë, duket se planet për fëmijë nuk janë të largëta.

“Nuk ka lidhje nëse është djalë apo vajzë, mjafton të jetë shëndoshë e mirë. E kam ndjerë mungesën e një vëllai në fëmijëri dhe gjithmonë kam thënë që dua një çun, por tani them dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta edhe më mirë të jenë binjakë, një vajzë dhe një djalë,” tha Dafi duke qeshur.

Thashethemet e para për marrëdhënien e Dafinës dhe DJ Geek nisën në qershor të vitit 2019. Në korrik të po atij viti, Dafi e mohoi lidhjen. Në dhjetor, e konfirmoi tërthorazi, ndërsa në shkurt 2020 e pranoi publikisht. Dy muaj më vonë, gjatë një interviste për Revistën Story, foli për ndarjen.

"Ishte një lidhje shumë e shkurtër, që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike, prandaj vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t'i japim fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”

Në qershor 2020, e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është “ende e dashuruar” dhe “ka një dashuri shumë të madhe dhe është ende [në zemër]”. Dashuria shumë e madhe ishte sigurisht Geek, prandaj jo më kot janë sërish bashkë.