Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kërcënimet kundër Jacinda Ardern pothuajse janë trefishuar pas shtimit të grupeve të teorive konspirative

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Lisa Maree Williams/Getty Images

Kërcënimet kundër kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pothuajse janë trefishuar gjatë tre viteve, ku ka një rritje të lëvizjeve që përkrahin teoritë konspirative dhe reagim kundër vaksinimit.

Të dhënat e reja, të publikuara në Newshub sipas Aktit të Informacionit Zyrtar, tregojnë se policia regjistroi 18 kërcënime në vitin 2019. Në vitin 2020 shifra u rrit në 32 dhe në 2021 policia u përball me 50 kërcënime ndaj kryeministres.

Ardern u vendos në qendër të vëmendjes veçanërisht gjatë protestave disajavore kundër mandatit në shkurt. Në mes të trazirave në rrugë, oficerë të shumtë policie u sulmuan në mjediset e parlamentit.

Ukraina ka frikë se mbështetja perëndimore do të zbehet pasi media të humbasë interesin për luftën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Aris Messinis/AFP/Getty Images

Lufta e Ukrainës me Rusinë po shkon drejt muajit të pestë dhe ndërkohë ka rritje të shqetësimeve lokale se pakësimi i vëmendjes së medias mund të çojë në humbje graduale të mbështetjes perëndimore.

Mbulimi i medias ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm në dy muajt e fundit, u shpreh deputetja Lesia Vasylenko dhe "meqë ky numër zbret më tej, ekziston një rrezik shumë i lartë që mbështetja nga perëndimi të bjerë".

Arsenali bërthamor global do të rritet për herë të parë në dekada

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Russian Defence Ministry/AFP/Getty Images

Arsenali global bërthamor pritet të rritet në vitet e ardhshme për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë dhe rreziku i përdorimit të armëve të tilla është më i madhi në dekada.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe mbështetja perëndimore për Kievin ka rritur tensionet midis nëntë shteteve të botës me armë bërthamore, tha të hënën Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (Sipri).

Ndonëse numri i armëve bërthamore ra paksa midis janarit 2021 dhe janarit 2022, Sipri tha se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme nga fuqitë bërthamore.

"Të gjitha shtetet e armatosura bërthamore po rrisin ose përmirësojnë arsenalet e tyre dhe shumica po mprehin retorikën bërthamore dhe rolin që armët bërthamore luajnë në strategjitë e tyre ushtarake," tha Wilfred Wan, drejtori i programit të armëve të shkatërrimit në masë të Sipri-t. "Ky është një trend shumë shqetësues."

Më shumë se 15,000 dele mbyten pasi anija e eksportit u fundos në Sudan

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: AFP/Getty Images

Një anije e mbushur me mijëra dele u mbyt të dielën në portin Suakin të Detit të Kuq të Sudanit, duke mbytur shumicën e kafshëve në bord, ndërsa gjithë ekuipazh mbijetoi, thanë zyrtarët.

Anija e bagëtive po eksportonte kafshët nga Sudani në Arabinë Saudite kur u fundos. Një zyrtar ngriti shqetësime mbi ndikimin ekonomik dhe mjedisor të aksidentit. "Anija e fundosur do të ndikojë në funksionimin e portit," tha ai. “Gjithashtu do të ketë një ndikim mjedisor për shkak të ngordhjes së kafshëve.”

Amnesty International akuzon Rusinë për krime lufte në Kharkiv

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Amnesty International ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë, duke thënë se sulmet në Kharkiv kishin vrarë qindra civilë. Grupi i të drejtave të njeriut tha në një raport për qytetin e dytë më të madh të Ukrainës të botuar të hënën:

“Bombardimet e përsëritura të lagjeve të banuara në Kharkiv janë sulme që vranë dhe plagosën qindra civilë dhe si të tilla përbëjnë krime lufte. Kjo është e vërtetë si për goditjet e kryera duke përdorur municione, ashtu edhe për ato të kryera duke përdorur lloje të tjera raketash dhe predha artilerie të padrejtuara.”