E ke parasysh kur je me pushime dhe i dashuri të bën një foto *naaaaam*? As unë!
Megjithatë, Kim Kardashian s’e ka këtë problem dhe në postimin e fundit, ku duket se ka bërë një arratisje të këndshme me të dashurin e saj Pete Davidson, duket yll në të gjitha fotot. Pete di këndet, kap fotot e duhura dhe kaloi testin e të dashurit “fotograf”.
View this post on Instagram
Çifti duket i lumtur, duke u argëtuar në një plazh shumë të bukur, me ujë të kristaltë. Këtë e dëshmoi ylli i “The Kardashians” me një album fotosh në Instagram, ku në njërën prej fotove Kim dhe Pete shkëmbejnë një puthje.
Kim, a mund të gjej një të dashur si Pete në eBay? Pyes për një shoqe.
Artikuj të sugjeruar: