A do të kemi sërish një gjyq të ngjashëm si ai që lamë pas ditë më parë? Ndoshta. Johnny Depp mund të padisë sërish Amber Heard pas intervistës së saj të fundit, ka sugjeruar një eksperte ligjore.
Në intervistën për “Today”, e cila do të publikohet e plotë në ditët në vijim, Amber Heard u pyet nga prezantuesja Savannah Guthrie: "Ai tha se nuk ju goditi kurrë. A është kjo një gënjeshtër?"
Heard u përgjigj: "Po, është."
Kjo deklaratë mund të përdoret për një tjetër padi nga Depp, sipas avokates Nicole Haff. E pyetur nëse Depp mund ta padisë sërish për intervistën, Haff tha për MailOnline: "Po. Kjo intervistë mund të llogaritet si një 'publikim' i ri sipas ligjit, i cili mund të nxisë një padi të tretë."
Megjithatë ajo shton se një padi e tretë mund të mos ia vlejë për Depp, sepse avokatët e Heard kanë deklaruar se ajo nuk mund të paguajë dëmshpërblimin e parë.
Një zëdhënës i Heard tha për mediat se ajo mori pjesë në intervistë për të thënë këndvështrimin e saj dhe për të çekuilibruar mbulimin mediatik të çështjes.
“Ekipi ligjor i Johnny Depp ishte në media për ditë me radhë pas vendimit me deklarata dhe intervista të shumta në televizion dhe vetë Depp bëri të njëjtën gjë në rrjetet sociale. Zonja Heard thjesht synonte t'i përgjigjej asaj që ata bënë në mënyrë agresive javën e kaluar; ajo e bëri këtë duke shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj.”
Artikuj të rekomanduar:
- Pas gjyqit, Amber Heard jep intervistën e parë
- Camille Vasquez komenton (dhe kritikon) për herë të parë thashethemet për romancë me Johnny Depp
- Avokati i Johnny Depp tregon për reagimin e tij kur Amber Heard përmendi Kate Moss
- Super suksesi i radhës i Camille Vasquez, një mësim për punëdhënësit dhe punonjësit
- Amber Heard i përgjigjet mesazhit të Johnny Depp në TikTok
- Johnny Depp hap TikTok dhe duket se e ka marrë seriozisht
- Firmat ligjore në garë për të marrë në ekipin e tyre Camille Vasquez, avokaten e Johnny Depp
- Pse Johnny Depp humbi gjyqin në Mbretërinë e Bashkuar, por fitoi në SHBA?
- Reagimi i Johnny Depp pas fitores: ‘E vërteta nuk humbet kurrë’