Celebrity

Amber Heard thotë se pavarësisht të gjithave, 'e do akoma' Johnny Depp

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2022

Amber Heard thotë se pavarësisht të gjithave, 'e do

Në mes të rrezikut për një tjetër padi të mundshme, Amber Heard pranon se vazhdon ta dojë ende Johnny Depp. Kjo deklaratë është shkëputur nga pjesa e dytë e intervistës ekskluzive për NBC News' me Savannah Guthrie, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm Depp-Heard.

Aktorja përdori fjalën "absolutisht" kur intervistuesja e pyeti nëse "pavarësisht të gjithave ndjen ende dashuri" për ish-partnerin e saj.

"Unë e dua! E doja me gjithë zemër dhe bëra më të mirën time që marrëdhënia jonë e thyer të funksiononte. S'munda. Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që kjo mund të jetë e vështirë për t'u kuptuar ose shumë e lehtë nëse ndonjëherë keni dashuruar dikë."

Në një tjetër fragment të intervistës, Heard tha se besonte "që një pjesë e mirë e atij gjyqi u "luajt" në rrjete sociale".

"Unë nuk jam një viktimë e mirë, e kuptoj. Unë s'jam viktima e pëlqyeshme, e aq më pak ajo perfektja." - vazhdoi aktorja duke shtuar se është gabimi i saj që mori të mirëqënë atë që do të ishte e drejta e saj e plotë për ta thënë me zë të lartë në kohë dhe se tani "ndihet nervoze" të flasë hapur.

"Kam frikë se çfarëdo që të bëj, pa marrë parasysh se çfarë them apo si e them, çdo hap që bëj do të ishte një mundësi tjetër për këtë lloj heshtjeje,"- tha Heard, e pyetur nga Savannah Guthrie, nëse ishte e frikësuar nga mundësia që Johnny mund ta padisë sërish në të ardhmen. 

Amber Heard u pyet nga prezantuesja Savannah Guthrie: "Ai tha se nuk ju goditi kurrë. A është kjo një gënjeshtër?"

Heard u përgjigj: "Po, është."

Kjo deklaratë mund të përdoret për një tjetër padi nga Depp, sipas avokates Nicole Haff. E pyetur nëse Depp mund ta padisë sërish për intervistën, Haff tha për MailOnline: "Po. Kjo intervistë mund të llogaritet si një 'publikim' i ri sipas ligjit, i cili mund të nxisë një padi të tretë."