Celebrity

Britney Spears përgënjeshtron vëllain mbi arsyen pse nuk ishte në dasmën e saj

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2022

Britney Spears përgënjeshtron vëllain mbi arsyen pse nuk ishte
Britney u martua me partnerin e saj Sam Asghari në një dasmë private dhe shumë të bukur, ku morën pjesë miq të ngushtë të çiftit. Mes lajmeve të shumta, qarkulloi edhe njëri që mesa duket, mori vëmendjen e të gjithëve. Bryan, vëllai i Britney-t nuk ishte prezent në ditën kur e motra kurorëzonte dashurinë.

Britney Spears përgënjeshtron vëllain mbi arsyen pse nuk ishte

E dashura e Bryan, Amber Lynn Conklin tha se arsyeja lidhej me vajzën e tij, e cila kishte një event të rëndësishëm në shkollë, në të cilin i ati duhet të ishte me patjetër. "Bryan ndieu keqardhje që i duhej të zgjidhte, por duhet të ishte atje për vajzën e tij. Ai i dërgon 100,000-fish dashuri Britney-t".

Epo, le të themi që jo, nuk ka ndodhur kështu. Sipas Britney-t, vëllai i saj nuk ishte ftuar kurrë që të merrte pjesë në ceremoninë martesore, pas një deklarate që Bryan kishte dhënë në një podcast në vitin 2020, rreth situatës së të motrës.

Britney, përmes një postimi tha: "Intervista jote në podcast ishte kaq SPECIALE!!!...Kur u pyete nga ai burri fantastik "pse familja e saj (referuar vetes) nuk e lejon të jetë vetvetja?", ti u përgjigje "ajo nuk mund të bëjë as edhe një rezervim për darkë".

Më pas, ajo vendosi “pikat mbi i” dhe i tha të vëllait në sy të gjithë botës që JO, NUK ISHTE I FTUAR NË DASMËN E SAJ, e cila për hir të së vërtetës ishte si nëpër filma. Vërtet si nëpër filma se erdhi ish-i që mendoi se "nuk do të heshtte përgjithmonë, por do të fliste dhe Britney do të hidhej në krahët e tij". Spoiler: nuk ndodhi, ai u arrestua.

Mesazhi? Britney as nuk fal, as nuk harron dhe është mbretëresha e kufijve.

Artikuj të sugjeruar: