
Photo Credits: Hypebeast
Fotoja e parë e Ken për filmin "Barbie" sapo është publikuar! Ryan Gosling është shfaqur pa këmishë, me flokë biondë platin, lëkurë të shndritshme dhe të brendshme të "markës" që mban emrin e tij.

Photo Credits: Warner Bros Pictures
Megjithatë, kur fotoja u bë publike, disa njerëz nuk u bindën:
"A s'mund të merrnin Chris Evans?", "Më vjen keq, por ky duket më shumë si Fred te Scooby Doo", ishin disa prej komenteve.

Aktori zakonisht ruan një 'look' më pak ekstravagant.
Ylli i Marvel e përshkroi depilimin e të gjithë trupit, në përgatitje për rolin, si "një nga përvojat më të dhimbshme të jetës, duke thënë se "ndjen admirim për gratë që e bëjnë këtë gjë çdo muaj".
Filmi publikohet më 21 korrik 2023 dhe në rolin e Barbie-t do të jetë Margot Robbie.
Poll
Burimi: Page Six