Nga një "shaka" në TikTok, lajmi se Zendaya ishte shtatzënë përfundoi në Twitter, duke u bërë një nga hashtag-ët më të kërkuar të ditës.
"E shihni...Kjo është arsyeja pse rri larg Twitter-it. Thjesht shpikin gjëra pa asnjë arsye, çdo javë", shkroi ajo në Instagram.
Në një tjetër postim, aktorja tha se "tani po i rikthehet xhirimeve", si një mënyrë për të thënë se "nuk ka kohë të merret me 'trolls' në internet".
Për momentin, Zendaya, *jo shtatzënë*, po xhiron për "Challengers", një film romantik, sport dhe dramë, shkruar nga Justin Kuritzkes me regji të Luca Guadagnino.