Bëhuni gati që së shpejti të shihni një film në nder të jetës dhe dashurive të Marilyn Monroe! Kësaj here, filmi biografik për një nga figurat më sensuale dhe të diskutuara të ekranit do të titullohet thjesht: "Blonde"!
Kush është aktorja që do të luajë rolin e bjondes së famshme?
Ana de Armas dora vetë! Filmi, do të bazohet në novelin me të njëjtin emër shkruar nga Joyce Carol Oates dhe pritet të transmetohet në Netflix!
Çfarë dihet deri tani?
I gjithë filmi ka në qendër jetën dhe historitë që bënë më shumë bujë në jetën e saj. "Blonde" do të eksplorojë gjithashtu më tepër rreth alibisë se Marilyn mund të jetë vrarë dhe ky informacion mjafton që filmi të na duket interesant që tani.
Pas premierës në Venice Film Festival, filmi do të jetë gati për Netflix!
"Gëzuar ditëlindjen Norma! Mezi pres të festoj me ty këtë vit."- shkroi aktorja de Armas në llogarinë e saj të Instagramit në ditën e lindjes së Monroe-s, duke e quajtur me emrin e saj të vërtetë.
View this post on Instagram
A ka që tani një trailer?
Në 16 qershor, Netflix publikoi trailerin e parë të filmit, që përfshin edhe disa nga momentet më ikonike të Monroe-s.
Burimi: Glamour