E dini ç’bën “SpaceX” kur përballet me kritika? Pushon punonjësit!
Sipas burimeve, disa punonjës janë pushuar nga kompania “SpaceX”, pasi kanë adresuar një letër të hapur, të mbushur me kritika për kompaninë.
Në letër kërkohet që kultura e kompanisë të jetë më gjithëpërfshirëse, por ndryshe nga ç’e prisnin, “SpaceX” i pushoi.
Kompania nuk u përgjigj menjëherë, por sipas “New York Times”, të enjten, ndërpreu marrëdhenien me punonjësit që lidheshin me adresimin e letrës. Nuk dihet ende numri i saktë i punonjësve që u detyruan të lënë punën, por mendohet se deri tani, janë përfshirë të paktën 5 prej tyre në “listën e heqjes nga puna”.
Presidentja e “SpaceX”, Gwynne Shotwell ka dërguar një e-mail ku thoshte se kompania ka investiguar dhe ka pushuar një numër punonjësish që lidhen me hartimin e letrës. Sipas punonjësve, ky e-mail ishte “i sikletshëm, intimidues dhe bullizues” dhe theksojnë se letra u adresua për shkak se ata u detyruan të nënshkruanin diçka që nuk reflektonte pikëpamjet e tyre.
Ata listonin 3 kërkesa, ku ndër tyre thoshin se “SpaceX” duhet të jetë një vend fantastik, në të cilin duhet të punojnë të gjithë, si dhe kërkonin që përgjegjësit e kompanisë të përcaktonin dhe t’u përgjigjeshin në mënyrë të njëjtë të gjitha formave të sjelljeve të papranueshme.
Mesa duket, Elon Musk vërtet hyri (dhe vijon të jetë) në diskutime për të blerë Twitter që të lejonte “fjalën e lirë”, por mesa duket vetë, nuk do të cënohet nga kjo liri.
Artikuj të sugjeruar: