Showbiz dhe TV

Ka një ‘përplasje’ pasive-agresive mes Noizy-Loredana dhe Mozzik-Tayna-Butrint

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2022

Ka një ‘përplasje’ pasive-agresive mes Noizy-Loredana dhe

“Heart attack” dhe “Pare”, përkatësisht bashkëpunimi i Noizy-t dhe Loredanës dhe bashkëpunimi i Mozzik, Tayna-s dhe Butrint Imerit duket se janë “kokë më kokë” me klikime në YouTube. Tërthorazi, këngëtarët sikur po “thumbojnë" njëri-tjetrin.

Këngët u publikuan në të njëjtën orë, sot (17 qershor) në mesnatë. “Heart attack” kishte më shumë klikime në YouTube deri pak orë më parë, para se “Pare” ta tejkalonte (por jo me diferencë të theksuar).

“Mos harroni diçka…Shohim se kush është trending në vendin e parë. Trending nuk blihet,” shkroi Noizy në Instagram duke iu referuar #trending në YouTube. Më pas, publikoi profilin në Instagram të një personi, i cili sipas Noizy-t kujdeset për klikimet e këngëtarëve. “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Plutoni, Jupiteri, Saturni dhe Marsi.”

Ka një ‘përplasje’ pasive-agresive mes Noizy-Loredana dhe

Në profilin e personit në fjalë (të mbuluar nga redaksia për çështje privatësie), në Bio-n e Instagramit është vendosur faqja e AVD Digital, kompania që ka publikuar në YouTube këngën “Pare” të Mozzik, Tayna-s dhe Butrintit. Rastësi? Nuk besojmë. Klipi i fundit i publikuar në kanalin e AVD Digital daton pesë muaj më parë.

Pas kësaj, Tayna dhe Mozzik publikuan një screenshot ku duket kënga e tyre në vendin e 14-të në mbarë botën. “Ça dreqin keni?” shkroi Tayna në Stories.
Ka një ‘përplasje’ pasive-agresive mes Noizy-Loredana dhe

Noizy gjithashtu publikoi shtetet ku “Heart attack” është trending në YouTube.

Ka një ‘përplasje’ pasive-agresive mes Noizy-Loredana dhe

Në gjithë këtë, Loredana dhe Butrinti duken disi më të pashqetësuar.

Ju i dëgjuat këngët? Cila ju pëlqeu më shumë?

Poll