Celebrity

Vajza transgjinore e Elon Musk ndryshon emrin sepse nuk do të ketë asnjë lidhje me të atin

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2022

Vajza transgjinore e Elon Musk ndryshon emrin sepse nuk do të ketë

Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj në përputhje me identitetin gjinor dhe sepse "Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më e lidhur me babain tim biologjik në asnjë mënyrë, trajtë apo formë".

Peticioni për ndryshimin e emrit dhe për një certifikatë të re lindjeje që pasqyron identitetin e gjinor u paraqit në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles-it në Santa Monica në prill. Kjo u zbulua së fundmi në disa raportime të mediave online.

Lindur si Xavier Alexander Musk, 18-vjeçarja i ka kërkuar gjykatës që të ndryshojë seksin nga mashkull dhe femër dhe të regjistrojë emrin e ri, Vivian Jenna Wilson. Nëna e saj është Justine Wilson, e cila u divorcua nga Musk zyrtarisht në vitin 2008. 

Vajza transgjinore e Elon Musk ndryshon emrin sepse nuk do të ketë
Elon dhe ish-gruaja e tij Justine pozojnë me binjakët, Xavier dhe Griffin.

Në dokumente, nuk kishte asnjë shpjegim të mëtejshëm për raportin midis saj dhe Musk. Në maj, rreth një muaj pasi u paraqit dokumenti, Musk deklaroi mbështetjen për Partinë Republikane, përfaqësuesit e së cilës mbështesin një sërë ligjesh që kufizojnë të drejtat e transgjinorëve.

Musk ka folur më parë edhe për përemrat e transgjinorëve, duke postuar në Twitter në vitin 2020, "Unë mbështes absolutisht njerëzit trans, por të gjithë këta përemra janë një makth estetik".