Muzika

Për herë të parë si moderatore: Chiara Ferragni është zyrtarisht në Sanremo!

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2022

Për herë të parë si moderatore: Chiara Ferragni

Chiara Ferragni-n përveçse në Instagram do ta shihni edhe në Festivalin e Sanremo-s! Sipërmarrësja e suksesshme italiane do të prezantojë krah Amadeus në Sanremo-s e 2023-shit.

Lajmin e konfirmoi vetë blogerja përmes një postimi në Instagram ku zbuloi se bashkë me moderatorin do të drejtojë natën e parë dhe atë finale në shkurt të vitit të ardhshëm.

"Zyrtarisht, sipërmarrësja më e madhe dixhitale do të jetë në Sanremo!"- është shprehu drejtori artistik i spektaklit.

Nga ana tjetër, Chiara shkruan: "Faleminderit Amadeus që më donte krah tij për të hapur dhe për të mbyllur Sanremo-n."

Edicioni i 73-të i Sanremo-s do të mbahet në 7 deri në 11 shkurt dhe protagonistja e parë do të jetë Ferragni bashkë me 27 milionë ndjekësit e saj të Instagramit që për herë të parë do ta shohin në rolin e moderatores. 

Lajmi, është konfirmuar edhe nga bashkëshorti i saj, Fedez i cili në 2021-in konkuroi në Sanremo bashkë me Francesca Michielin. 

"Këtë vit prezanton gruaja ime!"- dëgjohet të thotë reperi teksa të dy pohojnë se që tani "i dridhen duart nga emocionet".

Burimi: Corriere.it