Muzika

Të prezantojmë me këngën që do të dëgjosh kudo këtë verë!

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2022

Të prezantojmë me këngën që do të dëgjosh
Rafael Pavarotti/ VOGUE

Zyrtarisht, mbretëresha Bey mori fronin dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur.

Beyoncé na dha ca sinjale mbi albumin e ri, i aktivizoi gjithë fansat dhe u rikthye më shpejt se e kishim imagjinuar, si gjithmonë, për të na surprizuar me publikimin e këngës së re, “Break My Soul” dhe siç mund ta mendosh, është një kryevepër.

Kënga vjen si single i parë nga albumi që pritet të lançohet më 29 korrik, “Renaissance” dhe do të përmbajë plot 16 këngë.

“Break My Soul” është ritmike dhe ka shumë gjasa që të jetë himni i një shpirti të lirë, i cili thyen zinxhirët e monotonisë dhe bën jetën që dëshiron. Nëse e dëgjon në çdo vend, të paralajmëruam!

E nëse je në punë i/ e mërzitur dhe do të tundesh e të shkundesh (të paktën mendërisht), ja ku e ke:

Artikuj të sugjeruar: