Transformim total

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga dhëmbët që shihni në Instagram!

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2022

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga
Foto ilustruese

Le ta pranojmë! Gjëja e parë që sheh tek ne dikush që s'e kemi parë kurrë më parë janë sytë dhe buzëqeshja! Vetë instikti të con drejt tyre dhe jo më kot gëzojnë etiketimin e tipareve që mbartin më shumë fuqi nga gjithë të tjerat. Dashje pa dashje, vetëm duke u foksuar tek buzëqeshja apo shikimi i dikujt ne mund të biem në dashuri, krijojmë simpati, antipati, të tërhiqemi apo distancohemi nga ai njeriu përballë nesh.

Ndoshta s'e keni menduar ndonjëherë në këtë aspekt, por ja që ajo shprehja aq klishe e të moshuarëve që dëgjoni rëndom merr 100% kuptim: "Sa e rëndësishme është goja!"- kemi dëgjuar të thuhet gjithë jetën në zhargonin e përditshëm për të na bërë të kuptojmë rëndësinë e shëndetit oral dhe dhëmbëve të rregullt, por e kupton vetëm kur rritesh dhe sheh se takimet me dentistin bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Nga eksperienca juaj, e familjarëve apo miqve tuaj, e dini mirë sesa shumë të kushton një eksperiencë e keqe në klinikën e gabuar dentare. Ti shpenzon kohë, para dhe në fund asgjë nuk e justifikon parehatinë që ndjen me dhëmbët e rinj. Gjetja e një klinike me profesionistë, seriozë dhe të përgjegjshëm për çdo veprim sado të vogël që kryejnë mbi dhëmbët tuaj është A-ja e gjithçkaje.

Ju me siguri keni dëgjuar për E-max-in e famshëm, materialin më revolucionar përsa i përket estetikës dhe natyralitetit të fasetave dhe kurorave të dhëmbëve...Pra, nëse një ditë përballeni me dëshirën dhe nevojën për të vënë faseta, ne do t'ju rekomandonim Dental Experts Albania!

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga
Punim i kryer me Emax

Nëse mendoni që prej aty do të dilni me dhëmbët tipik që shihni në Instagram, të mëdhenj, shumë larg dhëmbëve natyralë dhe me një bardhësi që gati-gati të vret, po mendoni gabim. Dental Experts Albania, është një klinikë dentare me një staf të kualifikuar mjekësh në terapi dentare, implantologji, ortodonci, estetikë dentare, kirurgji orale, etj që merr përsipër çdo shqetësim tuajin dhe mbi të gjitha ia del të korrigjojë në mënyrë shumë estetike gabimet e mëparshme.

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga

Dental Experts Albania, e ndodhur në rrugën "Gjik Kuqali" të kryeqytetit është nga ato klinika që të jep siguri për t'i besuar dhëmbët tuaja, aq më tepër nëse bëhet fjalë për faseta.

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga
Dr. Nidja Moci

Ata, përveçse mjekë profesionistë, e dinë çdo të thotë një buzëqeshje e bukur, madhështore dhe në të njëjtën kohë, natyrale. Në bazë të kësaj dhe në varësi të raportëve të dhëmbëve me profilin tuaj të fytyrës do t'ju rekomandonin zgjedhjen më të përshtatshme. Siç mund ta keni dëgjuar, E-max është teknikë inovatore për estetikë të lartë. Pra nëse shohim rëndom implante që bien në sy menjëherë, me E-Max askush s’do ta dallojë që nuk janë dhëmbët tuaj. Ndonëse është një prej teknologjive më të kushtueshme në botë, tek DEA do ta gjeni me åmime që shkojnë në harmoni perfekte me shërbimin.

Dhëmbët që s'dalin kurrë nga moda duken ndryshe nga

Në fund të ditës, të gjithë jemi të lodhur nga dukja, sipërfaqja apo bukuria që zgjat pak. Kemi nevojë për "thelb", funksionalitet dhe shëndet të brendshëm që ecën paralel me të qënit estetik. DEA është fiks nga ato vende për të cilin do t'i tregoni gjithë shoqërisë dhe fisit kur t'ju shohin që vetëm buzëqeshni pas dhëmbëve të rinj!