Ju duket e çuditshme që nuk e keni parë Brad Pitt në filma prej kohësh? Shumë mund të thonë se është për shkak të pandemisë, por për Pitt, e gjithë kjo fazë pasive i ka ofruar hapësirën që i nevojitet për të reflektuar dhe vendosur se çfarë do të ndodhë më pas në aktin përmbyllës të karrierës së tij. Thënë këto, aktori mendon se është "në fazën e fundit të karrierës së aktrimit".
Të paktën, kështu tha për GQ, në një bisedë ku diskutoi lëvizjet e tij të radhës.
Duke menduar me kujdes për profesionin e tij, Pitt tha për median:
"Unë e konsideroj veten në fazën time të fundit. Ky mund të jetë 'semestri' ose tremujori i fundit. Cili do të jetë ky seksion? Dhe si dua ta dizajnoj atë?"
Ndërsa 58-vjeçari mendon se është në fazën e fundit, ai është i zhytur në mendime kur bëhet fjalë për hapat e tij të ardhshëm dhe thotë se gjëja më e rëndësishme për t'u mbajtur mend është autenticiteti.
Sidoqoftë, Pitt nuk ka përfunduar kur bëhet fjalë për të bërë filma. Ai jo vetëm që po luan në "Bullet Train" të David Leitch këtë verë, por po publikon gjithashtu një mori filmash të shumëpritur nën kompaninë e tij të prodhimit Plan B.
Pra, duket mjaft qartë se ndërsa Pitt është në "fazën e tij të fundit", ai po mbahet mjaft fortë për momentin, me shumë projekte të reja.
Konfuzë? Edhe ne.
Burimi: Unilad