
Ryan Reynolds, Blake Lively dhe tre vajzat e tyre duken se janë një nga familjet më të dashura të Hollywood, por sigurisht, asnjë prind nuk është i përsosur. Fatmirësisht, Reynolds ka një qëndrim realist për rritjen e fëmijëve.
"Unë jam si çdo prind - kam momentet e mia kur thjesht e humbas. Por, ashtu si fëmijët duhet të mësojnë të korrigjojnë një gabim, po ashtu duhet të ndodhë edhe me baballarët!
Reynolds shton:
"Unë u them fëmijëve të mi, të "mos i shpërdorojnë gabimet e tyre. Kur je duke bërë gabime, është e lehtë të përvetësohesh nga turpi dhe një lloj ideje se ke bërë diçka të gabuar, por gjithashtu duhet ta shikosh atë në mënyrë kritike dhe ta përdorësh si një hap për të mësuar diçka më të thellë, në këtë sens "t'i shfrytëzosh" gabimet që bën."
Ai tha se gabimet e tij prindërore, të cilat ai i përshkroi si "brutale", e kanë mësuar atë shumë më tepër sesa aventurat në punën që ai bën.
Ryan Reynolds kohët e fundit është fokusuar më pak në aktrim dhe më shumë në kohën që kalon me familjen. Në mars, ai tha me shaka:
"Ka qenë ferr. Do kthehem menjëherë. Do marr filmin e pare që do gjej."
Burimi: Glamour