Karriera

Zbulohet kush do ta moderojë Big Brother Vip Kosova

Shkruar nga Anabel

27 Qershor 2022

Zbulohet kush do ta moderojë Big Brother Vip Kosova

Siç u njoftua pak ditë më parë, Big Brother Vip do të nisë sezonin tjetër për herë të parë edhe në Kosovë. 

Reality Show më i famshëm do të prezantohet nga Alaudin Hamiti, i cili e konfirmoi pak orë më parë përmes një postimi në Instagram. 

Zbulohet kush do ta moderojë Big Brother Vip Kosova

"Eshtë zyrtare. Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që nis këtë vjeshtë në ArtMotion & Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në Big Brother Vip me synimin për të sjellë gjithmonë më të mirën në tregun mediatik kosovar."

Ky do të jetë edicioni i parë i "Big Brother Vip" për Kosovën dhe produksioni ka nisur nga puna që tani. Emrat e personazheve që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme ende nuk janë bërë publike.