Make-Up

Peneli transparent është trendi më cool i kësaj vere

Shkruar nga Anabel

28 Qershor 2022

Peneli transparent është trendi më cool i kësaj vere
@lenkalul, @maytahmi/ TikTok

Peneli është ndoshta produkti më popullor i të gjithë rutinës së makeup-it. Ndoshta sepse është paksa më i vështirë për t’u realizuar, ose mbase sepse ndryshon komplet pamjen…Nejse, sot do t’ju flasim për penelin transparent, trendin e momentit që mund ta keni parë nëpër TikTok apo Instagram.

Është perfekt për verën dhe krijon një iluzion optik shumë të këndshëm. Për ta krijuar, ju duhen: një korrektor dhe një furçë peneli. Aplikimi është sfida!

Për ta perfeksionuar teknikën mund të shihni këto video nga creators në TikTok:

@thefacesofabi transparent eyeliner!? what do you think? liner look: @May Akhtar #makeup #xyzbca #transparenteyeliner ? original sound - ABI ELSE