Flirt

'Fjeta edhe pse e dija që ishte i/e martuar': Njerëzit tregojnë arsyet e tyre

Shkruar nga Anabel

29 Qershor 2022

'Fjeta edhe pse e dija që ishte i/e martuar': Njerëzit

Tradhtia është eksperiencë traumtizuese. Të thyhet zemra vetëm nga mendimi se njeriu që ti do mund të luajë me besimin tënd, por ja që realiteti të përball me situata nga më të ndryshmet. 

Në vijim përshembull, do të gjeni një listë me arsye dhe rrëfime të njerëzve që kanë fjetur me të martuar edhe pse e dini fare mirë statusin e tyre.

1.

"Isha e re dhe ajo marrëdhënie më bëri të ndihesha e dëshiruar dhe shumë seksi. Ishte budallallëk."

2.

"M'u desh shumë kohë për të mos e urryer apo fajësuar veten. Ajo po e linte bashkëshortin e saj për mua. Më presiononte kaq kaq sa arrita në pikën që nuk dëgjoja më as këngët që doja, as filmat që më pëlqenin dhe as nuk flisja lirshëm për shumë gjëra. Falë Zotit takova dikë që më shëroi prej saj dhe jam martuar. Nuk kam më asnjë ndjesi për personin tjetër në asnjë lloj forme. S'e fajësoj më veten apo atë. Isha budalla dhe mësova nga gabimi im."

3.

"Sepse rashë në dashuri me të dhe ajo e shante gjatë gjithë kohës partnerin e saj. Tani sigurisht që më ka lënë dhe është kthyer tek ai." 

4.

"Isha i ri dhe i virgjër, kurse ajo e ëmbël dhe e lezetshme. Ma mori mendjen duke më treguar sesa keq po shkonte marrëdhënia e saj dhe kështu, pjesa tjetër është histori..."

5.

"Nisi si miq me përfitime para se ajo të krijonte një lidhje. Pastaj, kur ajo u lidh gjërat shkuan shumë më larg nga ç'duhet të kishin shkuar..."

6.

"Sepse e bindja veten që isha më e mirë për të dhe se ai meritonte të ishte me dikë si unë sesa të rrinte me atë që ishte."

7.

"E bëra sepse isha zemërthyer nga dikush tjetër dhe për ta "përballuar" normalizova çdo lloj tjetër marrëdhënieje. Thjesht doja diçka që të humbisja mendjen, por jam krenare që ajo fazë e jetës dhe mendjes time ka mbaruar. Bëra gabim dhe s'do ta përsëris më kurrë. Kurrë."

8.

"Ajo donte të kishte diçka me mua për vite me radhë, por unë thoja jo çdo herë. Pak kohë pasi im atë ndërroi jetë mendova sesa budalla isha që e refuzoja prandaj herën tjetër që e takova nuk e ndalova veten. I dashuri i saj ishte idiot dhe prandaj nuk ndihesha keq. Lidhja e tyre ishte e pashëndetshme, ndaheshin vazhdimisht dhe ziheshin edhe më shumë."

9.

"Shkoja sepse më pëlqente vëmendja, doja të ndihesha e dëshiruar dhe shijoja dhuratat e të dalat me të. Herën e fundit që u takuam ai më çoi në shtëpinë e tij. Aty u ndjeva paksa në faj dhe keq sepse pashë një shtëpi të madhe, foto të lumtura familjare dhe macen e tyre të vogël. Ishte momenti kur vendosa t'i jap fund. S'ja vlente për asgjë. Seksi ishte i keq, ai ishte i mërzitshëm, dhuratat s'më hynin në punë dhe lekë për ushqim kisha vetë."

10.

"Ne e kemi dashur njëri-tjetrin për 20 vite. Ai desh vdiq vitin e shkuar dhe vendosëm të shkonim diku bashkë para se të ndërronte jetë. Eshtë 80 vjeç dhe i martuar. Ai dhe gruaja jetojnë në një shtëpi, por në dhoma të ndara, ndërsa unë jam e divorcuar nga im shoq."

11. 

"Isha e re, egoiste dhe s'kisha besim në vete. Ai doli me atë tjetrën, fjeti me të, u fejua, martua dhe ajo s'mësoi kurrë asgjë. Sigurisht sot, ndihem shumë keq, por i uroj të jetojnë të lumtur bashkë."

Burimi: BuzzFeed