Kinema & TV

Cameron Diaz theu premtimin dhe është gati që njerëzit ta shohin në një film të ri!

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2022

Cameron Diaz theu premtimin dhe është gati që njerëzit ta

Jo, nuk e lexuat gabim! Cameron Diaz theu premtimin e saj dhe është gati për një tjetër film! Dalja e saj e fundit në ekranin e madh ka qenë në 2014-n me "Annie" dhe pavarësisht se ylli i filmave kohë më parë deklaroi se do të shkëputej nga kinemaja, do të rikthehet në Netflix! 

Diaz do të luajë krah Jamie Foxx dhe sipas aktorit puna do të nisë në fund të këtij viti. Në 2020-ën, Cameron foli për gjithë arsyet që e bënë të hiqte dorë nga karriera dhe filmi.

"Ndalova dhe po shihja jetën time. Kur ti je duke bërë në film, ai të pushton, të përfshin të gjithën. Ti je atje për 12 orë të ditës për muaj me radhë dhe nuk ke kohë për asgjë tjetër. Kuptova që i kisha dorëzuar gjithë jetën time këtyre njerëzve të tjerë dhe duhet t'i rikthehesha jetës sime dhe të merrja përgjegjësi për të. Kam dhënë kaq shumë gjatë gjithë këtyre viteve, kam bërë filma dhe s'i kam lënë fare hapësirë jetës time personale."- u shpreh aktorja. 

Një vit pas filmit të fundit, "Annie", Cameron u martua me Benji Madden dhe sollën në jetë një vajzë, Raddix.

Tani që gjërat në jetën e saj kanë ndryshuar, Diaz është gati për një rikthim tek dashuria e vjetër. I pari që e konfirmoi publikisht filmin e ri, ishte Foxx përmes një postimi në Twitter.