
JOCE/Bauer-Griffin
Syze të mëdha? Po.
Kostum velvet? Patjetër.
Flokët si në 2004? Nuk mund të mungonin.
Nëse nuk do të ekzistonte interneti, do të mendonim se është thjesht Paris Hilton në vitet 2000. (Për ju që nuk i mbani mend, këto kostumet kanë bërë naaamin në atë kohë).

JOCE/Bauer-Griffin
Paris Hilton na riktheu nostalgjinë dhe na rikujtoi pse është kaq ikonike, me të gjithë kombinimin e saj: kostumi velvet, tutat e së cilit kanë bel të ulët (Hilton zgjodhi ngjyrën e argjendtë sepse e di që shkëlqen gjithmonë), atlete gri dhe syze të mëdha. Sigurisht, nuk harroi as modelin karakteristik të flokëve.

JOCE/Bauer-Griffin
Për Paris Hilton koha nuk ecën dhe me thënë të drejtën, edhe pas kaq shumë vitesh, duket një yll!