Make-Up

Më thuaj ç’ngjyrë i ke sytë, të të them penelin që të përshtatet

Shkruar nga Anabel

7 Korrik 2022

Më thuaj ç’ngjyrë i ke sytë, të të them
@totalbeauty/Pinterest

Kur vjen puna te makeup-i, peneli jep prekjen e fundit, pasi ka fuqinë ta ndryshojë totalisht pamjen tënde. Nëse do të dukesh e ëmbël, eksperimentuese, apo e paparashikueshme, e ke ti në dorë, ndërkohë ne të tregojmë se cili është peneli që të përshtatet, bazuar në ngjyrën së syve të tu.

Kafë

Kjo ngjyrë neutrale të lejon të luash me paletën e toneve kafe, por edhe të zgjedhësh mes vjollcës, lejlasë së zënë dhe jeshiles smerald.

Lajthi

Tone të gjelbra, gold dhe kafe, i bëjnë sytë ngjyrë lajthi të jenë kryefjala e pamjes tënde. Por, mos harro edhe rozën, lejlanë dhe vishjen. Eksperimento me kontrastet.

Blu

Sytë blu meritojnë një ngjyrë shpërthyese. Po flasim për të verdhën, portokallinë dhe gold. Këto tone i nxjerrin në pah sytë e tu mahnitës blu.

Jeshilë

Vishnje dhe e kuqe! Këto duhet të jenë zgjedhjet e tua, nëse ke sy jeshilë.

Me nuanca gri

Po, 3% e popullsisë ka sy gri, ose me nuanca të kësaj ngjyre. Nëse ke sy kaq të veçantë, përdor ngjyra të errëta: gri e errët, gri në blu ose gri në të gjelbër. Gjithashtu, blu e zënë ose vjollcë janë alternativa interesante.

Artikuj të sugjeruar: