
Photo Credits: Brendon Thorne/Getty Images
Nga gërshetat, tek bjondja, ngjyra e kuqe apo flokët e shkurtër - Zendaya ka qenë gjithmonë një kameleon kur bëhet fjalë për flokët e saj.
Në maj, aktorja u shfaq me flokë thuajse të shkurtër, një prerje bob me kaçurrela natyrale, në xhirimet e filmit të saj të ri, “Challengers”.

Photo Credits: Google Images
Së fundmi, ajo tregoi nëpërmjet një Instastory se tani ka flokë të gjatë, në një ngjyrë pak më të çelur dhe me një prerje që ngjason me një shkallëzim të lehtë.

Photo Credits: @zendaya/Instagram
Modeli dhe ngjyra – nuk kanë nevojë për shumë kujdes (krehje, tharje apo stilim të hollësishëm), prandaj duket si një zgjedhje e zgjuar për verën.
Për më tepër, Zendaya-s i shkon kaq shumë, por fundja, a ka diçka që nuk i shkon?
Burimi: Glamour