Ju mund t'i urreni sa të doni, por është Balenciaga që thotë fjalën e fundit për Crocs-at: janë shitur me shpejtësinë e erës përtej çdo parashikimi!
"Këpucët e shëmtuara" siç njihen ndryshe Crocs-at erdhën paksa ndryshe pas bashkimit me filozofinë e Balenciaga-s.
Modeli i fundit, që është gjithashtu sold out po shihet kudo nëpër Paris së fundmi dhe po bëhet gjithnjë e më i famshëm nëpër botë. Sandalet e quajtura Hardcrocs vijnë si crocs-at me platformë, por me logon e dukshme metalike të markës në pjesën para dhe pas të tyre.
Aktori Elliot Page mori gjithë vëmendjen në shfaqjen e Balenciaga-s i veshur me crocs-at e famshme që të rrëmbejnë shikimin edhe nëse zgjedh t'i shmangësh.
North West nga ana tjeter dukej aq cool e veshur me to, sa njerëzit po manifestojnë një bashkëpunim mes saj dhe Balenciaga-s. Gjatë kësaj jave në shfaqjen e Balenciaga-s në Paris, vajza e madhe e Kim Kardashian u shfaq e veshur me një stil tërësisht ndryshe dhe të veçantë, ku kryefjala ishin sërish crocs-at me platformë!
Pavarësisht çmimit të tyre prej £675 Hardcrocs janë shitur të gjitha në faqen zyrtare! Ndonëse është e dukshme që ky model Crocs-Balenciaga nuk do t'i shkonte kujtdo, siç duket nga të dhënat, njerëzit janë kureshtarë...