
Zendaya dhe Tom Holland janë parë duke kërkuar për një shtëpi, të përshtatshme për të dy.
Nëse nuk e di që Zendaya dhe Tom janë të lidhur prej kohësh, mos ki merak, nuk ke jetuar poshtë gurit deri tani, thjesht çifti e ka mbajtur marrëdhënien e tyre private, larg syve kureshtarë të paparacëve dhe publikut.
Sipas “New York Post”, Zendaya dhe Tom janë gati për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel, domethënë, janë parë duke kërkuar për një shtëpi në New York-ut. Saktësisht si është shtëpia? Po flasim për pronë që mbart histori, që prej vitit 1860, ka dhoma 5 gjumi dhe një hapësirë marramendëse. *Eh, aktorët më të mirë*.
Praktikisht, mund të jetojë edhe një i tretë me ta dhe çifti i aktorëve nuk ka për ta marrë vesh kurrë.
Artikuj të sugjeruar: