
Të gjithë e kemi vënë re dashurinë e Kim Kardashian për Balenciaga-n, ndaj u çuditëm pa fund kur pamë se kjo në foto nuk ishte Kim, por Emily Ratajkowski në shfaqjen e Balenciaga. Veshja e fundit e EmRata ngjan shumë alla Kim dhe po, duket yll.

Tani, le të jemi të sinqertë, Kim është një ikonë dhe veshja nga koka te këmbët me modelin catsuit, të krijuar nga Balenciaga, i cili vë në pah të gjitha format, falë streçeve që nuk përfundojnë te kyçet, po formojnë edhe çizmet.

Kim e ka veshur që në fillim dhe është kthyer në pamjen e saj identifikuese. Por, mesa duket jo vetëm Kim, por edhe Emily duket se e ka shumë qejf si veshje dhe nuk ka hezituar aspak të shfaqet nëpër rrugët e Parisit, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, fizikisht dhe virtualisht.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: