Celebrity

Avokatët e Amber Heard bëjnë thirrje për rigjykim: Çfarë pretendojnë ata?

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2022

Avokatët e Amber Heard bëjnë thirrje për rigjykim:

Avokatët e Amber Heard kanë bërë thirrje për rigjykim të çështjes duke pretenduar për një "shërbim jo të duhur nga anëtarët e jurisë".

Në dokumentet e dorëzuara të premten, ekipi ligjor i aktores tha se "faktet dhe informacionet e zbuluara rishtazi" në lidhje me një anëtar jurie, nënkuptonin se duhet të deklarohej një keqtrajtim. Avokatët thanë se një nga individët e thirrur fillimisht për të shërbyer në gjyq nuk ishte paraqitur dhe ishte zëvendësuar nga dikush tjetër.

“Është thellësisht shqetësuese që një individ që nuk është thirrur për detyrë në juri, të paraqitet për detyrën e anëtarit të jurisë dhe të shërbejë në juri, veçanërisht në një rast si ky,” thanë ata. “Ky ishte një rast i profilit të lartë."

“Prandaj procesi i rregullt për zonjën Heard u cenua”, thuhet në dokumente. “Në këto rrethana, duhet të deklarohet një gjyq dhe të urdhërohet një gjykim i ri.”

Depp paditi për shpifje ish-partneren e tij për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për Wshington Post ku e përshkroi veten si e mbijetuar e abuzimit në familje.

Artikuj të rekomanduar: