Dojna Mema gjatë një Q&A në Instagramin e saj, iu përgjigj shumë pyetjeve në lidhje me shtatzëninë, por më e ndjera nga gjithë çfarë ndau me ndjekësit ishte historia e takimit të Vlashent Satës dhe babait të saj.
"A e pate mundësinë të prezantoje babin me Vlashentin?"- e pyet dikush.
"Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur në fakt. Për këtë duhet t'ia di për nder Vlashentit. Ne kishim vetëm 1 muaj e gjysmë të lidhur, shumë pak dhe normalisht ti nuk ia prezanton familjes dikë me të cilin ke vetëm 1 muaj e gjysmë. Ia bëra si kërkesë në majë të gishtave asokohe dhe Vlashenti pranoi, absolutisht që pranoi. E ka jetuar babin tim për 1 vit, vitin e fundit. Një nga kujtimet më të bukura që kam është kur Vlashenti vinte tek shtëpia ime dhe luante për tim atë në piano ose kitarë muzikë italine. Ai ishte fans i madh i muzikës italiane. Mes gjithë asaj fatkeqësie që na ndodhi të paktën jam e lumtur që Vlashenti e takoi babin dhe babi atë. Të paktën në këtë sens ishte pak më i qetë."- tregoi Dojna.
Dojna Mema humbi të atin në dhjetor të 2019 pas luftës me një sëmundje të rëndë.
View this post on Instagram
Në dhjetor të 2020 ajo dhe Vlashenti bënë publike romancën e tyre e ndërsa në mars të 2022, moderatorja zbuloi se është shtatzënë. Ajo dhe këngëtari presin të bëhen për herë të parë prindër të një djali.
- “A do e falje tradhtinë?”: Dojna Mema ka një mendim mjaft të qartë
- Martohen Dojna Mema dhe Vlashent Sata
- Dojna dhe Vlashenti zbulojnë gjininë e bebit
- Si reaguan familjarët e Dojnës kur zbuluan shtatzëninë (sidomos gjyshja)
- Dojna Mema, shtatzënë për herë të parë!
- Dojna Mema e pëlqen martesën, por pa këtë kusht s'lëviz nga mami