Celebrity

Publikimi i bisedës private: Shpjegimi për dramën e Doja Cat me yllin e ‘Stranger Things’

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2022

Publikimi i bisedës private: Shpjegimi për dramën e Doja Cat me

Doja Cat pati një zënkë me adoleshentin e “Stranger Things”, Noah Schnapp, për zbulimin e një bisede private në të cilën këngëtarja kërkoi të kishte kontakt me yllin e ST, Joseph Quinn. Një screenshot nga biseda e tyre u bë virale pasi u shpërnda nga Schnapp në TikTok (postim tashmë i fshirë) – sjellje të cilën Doja Cat e ka etiketuar si "degraduese", "shfrytëzuese" dhe "super të turpshme".

Në mesazhe, Doja pyet Noah nëse mund t'i thotë Joseph-it që ta kontaktojë. "Prit jo, a ka të dashur ai?” thotë Doja. Schnapp e inkurajon që t’i shkruajë në Instagram dhe më pas e drejton në llogarinë e Quinn-it në Instagram, pasi reperja nuk e di llogarinë e tij në Instagram ose Twitter.

Publikimi i bisedës private: Shpjegimi për dramën e Doja Cat me

E shqetësuar nga publikimi, Doja u shfaq live në TikTok për të folur "për të gjithë çështjen e ndyrë të Noah Schnapp". “Fakti që Noah e bëri këtë. Pra, shkoi dhe postoi një bisedë private mes meje dhe atij, është kaq e pabesueshme. Dhe nuk po them se kjo përmbledh të gjithë personalitetin e tij”, shtoi Doja. “Ndoshta ai është një gjarpër. Por unë nuk e pashë në atë mënyrë. Ai shkoi dhe ndau informacione për të cilat unë nuk ndihesha rehat t’i  shpërndante.”

Publikimi i bisedës private: Shpjegimi për dramën e Doja Cat me
Doja Cat - Noah Schnapp - Joseph Quinn

“Nuk i thashë të mos e postonte sepse nuk pret që njerëzit ta bëjnë këtë. Sepse nuk është normale ta bësh. Fjalë për fjalë nuk është e këndshme dhe nuk është normale…. Po, duket sikur jam e mërzitur dhe e zhgënjyer. Jo, nuk është aq e thellë. Është thjesht zhgënjyese.”

Megjithatë, shumë pak po mbajnë anën e Doja-s në këtë çështje. Twitter është i mbushur me komente, shumica e të cilave kritikojnë/tallen me vendimin e saj për t'i dërguar mesazh Schnapp në radhë të parë. “Ndjesë, por më vjen për të qeshur nga fakti që Doja Cat shkoi dhe i shkroi një 17-vjeçari, që dihet që poston budallallëqe, që ta vinte në kontakt me kolegun e tij 29-vjeçar dhe pret që ai të sillet 100% serioz për këtë çështje. Le të jemi realist tani,” shkruan dikush në Twitter.

Të tjerë, kritikojnë reagimin e saj dhe e cilësojnë të tepruar. “Mesazhet e tyre m’u dukën të lezetshme, por reagimi i Doja-s është acarues. Ai është 17 vjeç. Nëse nuk të pëlqen veprimi i tij, kërkoji që ta fshijë. Mënyra si reagon publikisht për gjëra të ndryshme është kaq…ew.”