Celebrity

Cameron Diaz është e bindur se punoi 'gabimisht' si transportuese droge në vitet '90, por pse?

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2022

Cameron Diaz është e bindur se punoi 'gabimisht' si
Photo Credits: Tibrina Hobson/Getty Images

Në podcast-in "Second Life" javën e kaluar, për Yahoo! Entertainment, Cameron Diaz foli për ditët e saj si modele përpara se të futej në Hollywood, në mesin e viteve '90.

Aktorja rikujtoi kohën kur kërkonte punë në Paris, pas suksesit që pati si modele revistash në Los Angeles. Megjithatë, kur i rikthehet asaj periudhe vite më pas, ajo thotë se në fakt, puna e vetme që bëri në Paris ishte me shumë gjasë "transportimi i drogës".

Cameron Diaz është e bindur se punoi 'gabimisht' si
Photo Credits: Ron Davis/Getty Images

"Unë nuk kam punuar asnjë ditë," tha Diaz për ditët e saj të modelimit në Paris  “Kam qenë atje një vit të plotë dhe nuk kam punuar një ditë. Mora një si punë, por në të vërtetë mendoj se isha thjesht transportuesja që çonte drogë në Marok— Betohem në Zot. Ishte përpara TSA [Administrata e Sigurisë së Transportit] ose diçka e tillë", u shpreh aktorja. “Ishte si fillimi i viteve ’90. Ata më dhanë një valixhe që ishte e mbyllur me 'kostumet' e mia në të."

Diaz kujtoi se sapo arriti në Marok dhe zyrtarët e pyetën se e kujt ishte valixhja, ajo tha se nuk e dinte.

"Aty kujtoj që pyeta veten 'Ç'dreqin ka në këtë valixhe?'. Kisha flokë bjondë, sy blu, xhinse të grisura dhe çizme platformë - dhe isha krejt e vetme në Marok. Ishte e gjitha shumë e pasigurt! Kjo është puna e vetme që kam bërë në Paris."

Cameron Diaz, e cila nuk është shfaqur në një film që nga "Annie" i vitit 2014, po  i rikthehet kinematografisë për të luajtur në filmin e Netflix, "Back in Action" me Jamie Foxx. Kjo është një punë e vërtetë aktrimi dhe jo një front droge, ju premtojmë.

Burimi: Glamour